Kërçovë, qytetarët i ndërtojnë shtëpi familjes së varfër

Në iniciativë të bashkësisë lokale të fshatit Dlapkin Doll ndërtohet shtëpi e re për një familje të rrezikuar social nga ky fshat.

Marketing

“Si bashkësi lokale kemi vendosur t’u ndihmojmë pasi që jetojnë në kushte të këqija. Nuk duam publikisht të tregojmë për cilën familje bëhet fjalë, por kemi grumbulluar para nga banorët e fshatit. Secili ka dhënë aq sa ka menduar, por pjesa më e madhe e mjeteve janë mbledhur nga mërgimtarët e fshatit tonë. Kanë ndihmuar edhe shumë njerëz tjerë humanë dhe kompani nga Kërçova dhe rajoni i Kërçovës. Shtëpia do të ketë tre dhoma, kuzhinë dhe tualet. Donacionet vijnë gati çdo ditë”, ka thënë Qamil Rushiti nga udhëheqësia e bashkësisë lokale.

Ai shpreson se para dimrit do të arrijë të zhvendoset kjo familje në shtëpinë e re.

Marketing