Në bazë të Programës për përkrahje financiare për zhvillim rural për vitin 2019, sot është shpallur Thirrje publike 06/2019, e cila ka të bëjë me Masën 121 – Investime për modernizim të ekonomive bujqësore, ku mjetet janë dedikuar për furnizim me ama të bletëve, dosa pjellore të derrave në periudhën nga 1 janari deri më 30 shtator të vitit 2019, dhe atë:
👉Deri 600.000 denarë mjete të pranueshme për shfrytëzues individual për furnizim me Ama të bletëve nga mirmbajtëse të pranueshme në bazë të Ligjit për blegtori;
👉Deri 6.500.000 denarë mjete të pranueshme për shfrytëzues individual për furnizim me derra të pastër të racës ose derra hibrid (dosa pjellore) nga importi ose nga organizata të pranuara në bazë të ligjit për blegtori.
👉Të drejtë shfrytëzimi kanë ekonomitë bujqësore të regjistruar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore (RVEB) në Ministrinë e bujqësisë,pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, në bazë të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.
👉Për masën 121, mbështetja financiare paguhet në parimin e bashkëfinancimit të investimeve të përfunduara dhe të paguara nga përfituesi në shumën 50% të vlerës së kostove të aprovuara të investimit të pranueshme, ndërsa mund edhe të ritet në rast se bartësi i ekonomisë bujqësore është bujk i ri, ka të bëjë me mundësi të kufizuara të prodhimeve bujqësore apo investimi ka të bëjë me mjedis rural.
👉Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike, gjitha kushtet, dokumentet e nevojshme dhe procedura e aplikimit mund ti gjeni në web faqen e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk, ndërsa kërkesa mund të miret tek e-baranje.ipardpa.gov.mk.
👉Gjitha dokumentet pas aplikimit dorzohen në arkivin e Agjencisë çdo ditë pune prej ora 08:00 deri 16:00, ndërsa afati i fundit për parashtrimin e kërkesave është 01.10.2019.