Në moshën më të re dhe kur po renditeshin sukseset, u nda nga kjo jetë Hajan Selmani, pronari i kompanisë së njohur ndërkombëtare Haselt, e cila përveç se në Maqedoninë e Veriut, ka zyrat e saj edhe në SHBA dhe Evropë, përcjellë INA.
Selmani ishte biznesmen dhe ndërmarrës më inovativ dhe më i njohur në Maqedoninë e Veriut në fushën e teknologjisë informatike. Ai konsiderohej si filantrop, njeriu që kishte ofruar zgjidhje në fushën e IT-së si dhe pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme.
Ai ka mbajtur edhe mbi 400 ligjerata dhe fjalime publike në temën e ndërmarrësisë, teknologjisë, lidershipit si dhe motivacionit.