“Ne vijmë në gjykatë të autorizuar nga Prokuroria Themelore Publike dhe lufta për drejtësi do të vazhdojë”, tha prokurorja Fatime Fetai në hyrje të Gjykatës Penale. Para fillimit të seancës së rastit Monstra.
Në pyetjen e gazetarit të Alsatit, prokurorja Fetai tha se tani me statusin e ri ndihet e fuqishme njësoj sikur kur kishte statusin e speciales. Kjo është seanca e parë pas marrjes së kompetencave të PSP, dhe kthimit të të gjitha lëndëve në Prokurorinë Themelore.