Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov sot pati takim me ambasadorët e vendeve të Grupit të Vishegradit në të cilin janë anëtare Republika e Çekisë, Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë, bën të ditur MPJ-ja.
Në takimin që e organizon ambasadori i Republikës së Çekisë, vendi i cili aktualisht kryeson me Grupin e Vishegradit i brifoi ambasadorët për ngjarjet e fundit politike të brendshme, rezultatet në fushat kyçe reformuese, në kontekst së nevojës të Këshillit në BE-së në tetor të miratojë vendim për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në Bashkimi Evropian.
Dimitrovi shprehu falënderim në mbështetjen e deritanishme të vendeve të V4 në procesin e inkuadrimit, si dhe të çdo vendi të rajonit individualisht. Kjo mbështetje së fundmi edhe një herë u demonstrua përmes mbajtjes së Samitit të parë të kryeministrave të V4 dhe Ballkanit Perëndimor, thuhet në kumtesën e MPJ-së.