Rashkovski nën thjerëz të Prokurorisë-hetohet tenderi i blerjes së sistemit radarik

Sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski, është nën hetimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për zvarritjen e tenderit të blerjes së sistemit radarik.

Marketing

Nga Prokuroria informojnë se me këtë lëndë është e bashkangjitur edhe padia penale e parashtruar nga partia politike.

“Në gusht, prokurori kompetent publik i cili e trajton këtë lëndë, deri në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka lëshuar urdhër për grumbullimin e gjithë dokumentacionit që ka të bëjë me lëndën. Njëkohësisht është urdhëruar edhe analizë thelbësore e dokumentacionit, sipas të cilës prokuroria do të sjellë një vendim meritor të saj për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Rasti për blerjen e sistemit të radarëve në M-NAV u publikua kur në një nga rrjetet sociale ruse u lëshua biseda nga kabineti i Sekretarit Gjeneral, ndërsa më pas pasoi edhe incizimi i publikuar në YouTube.

Autorët e incizimeve si dhe një pjesë e mediave vërtetuan se audio materiali është dëshmi që Rashkovski ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme gjatë ndërhyrjes në procesin e blerjes së Sistemit radarik për M-NAV dhe i njëjti ka kryer një varg veprimesh të jashtëligjshme, si takimin me një nga firmat para se formalisht të përzgjidhet ajo.

Rashkovski në pres konferencë ka kërkuar falje dhe ka kundërshtuar akuzat për përfshirjen e tij në aktivitetet lidhur me tenderin e firmës italiane “Leonardo” për pajisjet për modernizimin e M-NAV-it.