Mbërritja e Leonardos te Paris Saint-Germain mesa duket i ka dhënë fund sagës së transferimit të Matthijs de Ligt te PSG.
De Ligt është përfolur shumë për një kalim te kampionët e Francës, por edhe te Mancheser United, apo Barcelona. Në fund ai vendosi të shkojë tek Juventusi.
Sipas shtypit francez, mbërritja e Leonardos si drejtor sportiv i dha fund çdo bisedimi që kishte klubi me lojtarin.
Braziliani ka refuzuar kategorikisht të paguante 75 milionë euro për mbrojtësin holandez.