Lidhja Demokratike Kuvendit republikan sot ka parashtruar Propozim-ligj për ndryshimin e kodit zgjedhor, me të cilin kërkohet ndryshime të modelit zgjedhor, me ç’rast ndryshim më i rëndësishëm është që shteti të jetë një njësi zgjedhore gjatë zgjedhjes së deputetëve.
Me ndryshimet, siç theksoi në deklaratë për mediat kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, do të çmontohet “sistemi njëpartiak”, do të krijohen kushte për ndryshime thelbësore dhe sistemore në mënyrën e qeverisjes, do të rritet përgjegjësia e pushtetit ekzakutiv, veçanërisht e kryeministrit dhe ministrave, ndërsa Parlamenti do të jetë pasqyrë reale të verdiktit të qytetarëve të cilët kanë mundësi për zgjedhje.
“Deri më tani në çdo zgjedhje parlamentare prej 100 deri në 150 mijë votues, konform Modelit të Dontonit janë derdhur te partitë më të mëdha, krijoheshin kushte për qeverisje autoritare dhe në vend të qeverisjes së të drejtës kemi partizim të plotë të institucione shtetërore, për gjithçka vendosin paritë në pushtetit dhe varësi të plotë të pushtetit ligjdhënës dhe gjyqësor nga partitë”, tha Trajanov.
Përveç rreth numrit të njësive zgjedhore, Trajanov theksoi se janë të nevojshme ndryshime edhe lidhur me financimin e fushatës zgjedhore, financimin e aktivitetit të rregullt të partive, paraqitjen mediatike, renditjen e partive në fletëvotim etj.
“Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor duhet të krijohen mundësi të barabarta për të gjitha partitë politike”, shtoi Trajanov.