Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, nesër do t’i bashkohet paradës së biçikletave me rastin e shënimit të Ditës pa automobila 2019, e cila do të fillojë në orën 11:30 nga Parku Ibn Pajko prapa Filarmonisë Kombëtare. Biçikletat do të drejtohen gjithashtu nga v.d shefi i delegacionit të BE-së Xhulian Vasalo, kryetari i Shkupit Petre Shilegov, ambasadorët e akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesit e BE-së, deputetët e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nxënësit nga shkollat e mesme të Shkupit.
Çliklistët do të lëvizin nëpër marshutën: Rr.Filipi II i Maqedonisë, Bul. Goce Dellçev, Bul. VMRO, Bul. Aradhat partizane, Bul. 8 Shtatori, Bul. Ilinden dhe Parku i Qytetit – Guaca.
Defileja e biçikletave, të cilës mund t‘i bashkohen të gjithë qytetarët, do të përfundojë te Guaca në Parkun e Qytetit, ku programi argëtues do të fillojë në orën 12 . Shumë fitues të llotarisë do të marrin biçikleta, helmeta dhe pajisje të tjera si një simbol i përdorimit të automjeteve alternative.