Katica Janeva do të vazhdojë të qëndrojë në Shutk, Gjykata Penale refuzoi kërkesën për heqjen e paraburgimit edhe përkundër që ish-prokurorja Speciale dorëzonte pasuri të paluajtshme si garanci, raporton TV21.
“Për shkak të interesit të më shumë medieve, e informojmë opinionin se, deri te gjykatësi i procedurës paraprake i cili vepron me propozim të mbrojtjes së K.J. për heqjen e masës së paraburgimit dhe përcaktimin e garancisë, sot është dorëzuar mendim negativ nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sipas propozimit. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit dhe mendimit nga prokuroria kompetente, gjykatësi në procedurën paraprake solli vendim me të cilin propozimi për heqjen e masës së paraburgimit me garanci të përcaktuar hidhet poshtë si i palejuar, ndërsa propozimi për përcaktimin e masave të kujdesit refuzohet si i pabazë”, kumtoi Gjykata Themelore Penale Shkup.