Regjistri Qendror ka regjistruar Faik Arsllanin si kryetar ushtrues detyre të Gjykatës së Lartë, me çka ai edhe zyrtarisht ka marrë përsipër detyrën nga paraardhësi i tij, Jovo Vangellovski.
Vangellovski u shkarkua nga Këshilli i Gjyqtarëve në seancën e 10 shtatorit të këtij viti për shkak të kryerjes së detyrës në mënyrë joprofesionale. Regjistri fshiu sot të dhënat e tij si kryetar i kësaj gjykate.Arsllani edhe më herët ishte gjykatës i lartë.