Ekspertët kanë paralajmëruar së fundmi kundër blerjes së pronave bregdetare pasi studimet tregojnë se do të ketë shkrirje të paprecedenta të akujve në 30 vjetët në vijim.
Në një raport të shkencëtarëve të Kombeve të Bashkuara thuhet se asnjë pjesë e planetit nuk do të kursehet nga kriza klimatike teksa akullnajat dhe shtresat e tyre shkrihen.
Paneli ndërqeveritar i klimës paraljëmron se rreth 1 miliardë njerëz do të preken deri në vitin 2050 nga rritja e nivelit të deteve, mungesat e ujit dhe pasiguria e ushqimit.
Raporti është hartuar nga më shumë se 100 shkencëtarë të klimës dhe bën thirrje për veprim urgjent e të koordinuar.
Një nga autoret e raportit të OKB, Debra Roberts, nxiti liderët botërorë të dyfishojnë përpjekjet për reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt dhe të ruajnë rritjen e temperaturave nën 2C, sipas marrëveshjes së Parisit në 2015.
“Sa më herët të veprojmë aq më të aftë do të jemi të evitojnë ndryshimet klimatike, duke përmirësuar jetën tonë dhe qëndrueshmërinë e ekosistemeve”, tha ajo.