Zaev-Riker: Data për fillimin e negociatave me BE-në është në interes edhe të SHBA-së

Maqedonia e Veriut në këtë periudhë është tërësisht e përqendruar në sigurimin e datës për fillimin e negociatave me BE-në në tetor, si dhe për përparim në ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, dy qëllimet strategjike për shtetin për realizimin e së cilës SHBA-ja dha kontribut të madh.

Marketing

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin me përfaqësuesit e lartë të Stejt Deprtamentit, ndihmësin e sekretarit shtetëror Filip Riker dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer, të mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 74-t të KB-së në Nju-Jork.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takim, në të cilin ishte i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, kryeministri Zaev theksoi se këto dy qëllime për Maqedoninë e Veriut dalin edhe nga Marrëveshja për Partneritet Strategjik me SHBA-në, në të cilën integrimet euroatlantike të vendit janë prioritet për sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë së vendit, si dhe të rajonit.
Gjatë bisedës, shtohet në kumtesë, ishte hapur edhe tema për thellimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes të dyja vendeve për çka, siç ishte vlerësuar, ekzistojnë potenciale të mëdha.

“Përfaqësuesit e Stejt Departamentit, ndihmësi i sekretarit shtetëror Filip Riker dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer, treguan interes edhe për ndodhitë aktuale politike në vendin tonë. Ata e theksuan mbështetjen e tyre dhe të SHBA-së, në zbatimin e reformave, veçanërisht në pjesën e shtetit juridik, sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, si çështje me rëndësi që të realizohet qëllimi i pritur – data për fillimin e negociatave me BE-në, që është në interes edhe të SHBA-së”, bëhet e ditur në kumtesë.