Këtë të mërkurë, Pekini përuroi aeroportin më të madh në botë.Ndërtimi 11-miliardësh është sa 98 fusha futbolli, ndërkohë që edhe aeroporti ekzistues nuk ishte i vogël, pasi renditej i dyti në botë pas aeroportit të Atlantas në SHBA.
Aeroporti i ri kinez pritet të ketë fluksin më të madh, me rreth 170 milionë udhëtarë deri në vitin 2025.