Dita Evropiane e gjuhëve- shqipja çalon në zbatim-Sela, udhëheqësit shqiptar të institucioneve të cilët nuk zbatojnë gjuhën shqipe“drejtues për turp”

Në ditën Evropiane të gjuhëve, ligji i cili u miratua me yllin Evropian dhe gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut çalon në zbatim. Deri në formimin e Inspektoratit për gjuhët, Agjencia kryqëzon kompetencat duke monitoruar institucionet mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Drejtori Ylber Sela i quan “drejtues për turp” udhëheqësit shqiptar të institucioneve të cilët nuk zbatojnë gjuhën shqipe.

Marketing

Në fillim ishte përshtypja se vetëm pala maqedonase do të ngurrojë të zbatojë fazën e parë të ligjit, por siç e shohim në media ka edhe funksionar shqiptar të cilët pa fije turpi fotografohen apo dalin në media pranë tabelave që janë vetëm në një gjuhë. Faza e parë e ligjit ka mbaruar dhe ka shumë institucione të cilat nuk e kanë respektuar dhe neve jo rastësisht bëjmë vizita. Dikush mendon se bëjmë rolin e inspektorëve, por ne nuk jemi inspektorë – tha Ylber Sela, Drejtor i Agjencisë për Zbatimin e gjuhëve.

Shqyrtimi i zbatimit të gjuhës shqipe nëpër institucionet shtetërore është në procedurë e sipër, ndërsa rezultatet do të publikohen në formë raporti.

Si fillim do të fillojmë me Qeverinë dhe ministritë ndërsa më pas do t’i hetojmë institucionet tjera. Sapo ta kemi rezultatin do ta publikojmë si raport – tha Ylber Sela, Drejtor i Agjencisë për Zbatimin e gjuhëve.

Në ditën Evropiane të gjuhëve, Agjencia promovoi broshurën që i ndihmon qytetarëve në interpretimin dhe zbatimin e ligjit si dhe parashtrimin e ankesave në rastet kur i mohohet gjuha amtare. Botimi i broshurës do të bëhet pas miratimit të buxhetit.

Marketing