Ish-shefi i policisë sekrete Sasho Mijalkov nuk u paraqit sot në seancën gjyqësore për rastin “Thesari”. Avokati i tij, Ljupco Shvrgovski dorëzoi një raport mjekësor të klientit të tij dhe tha se ai nuk ndjehej mirë, për këtë arsye edhe mungon në seancën e sotme.
” Ka të vjella, ka probleme me lukthin. Unë nuk jam mjek, ja raporti”, tha Svrgovski.
Prokurorët, Trajçe Pelivanov dhe Artan Airo, nuk kërkuan shqyrtimin e raportit mjekësor.
Gjykatësja Xheneta Begoviç tha se i akuzuari ishte thirrur sipas rregullores. Ajo citoi se Mijallkovi ka paraqitur vërtetim mjekësor ku shihet se ai ka marrë pushim mjekësor të hapur deri më 25 shtator. Begoviç lexoi edhe diagnozat e Mijalkovit në latinisht. Ai duhet të bëjë një kontroll javën tjetër.
Siç thuhet në një pjesë të raportit të lexuar nga gjykatësja, Mijalkov ka pasur të vjella, temperaturë të lartë të trupore dhe herni.
Në rastin “Thesari” i akuzuar i parë është ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallokov, ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmësministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski.
Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe është shkaktuar dëm në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjeve të elektro-komunikimit për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK dhe trajnim për shfrytëzimin e firmës nga Britania e Madhe.