Mediet e huaja: Përvoja e një familjeje në luftë, frymëzon hyrjen e Kosovës në “Oscars”

Një film i frymëzuar nga përvojat e regjisores të saj që ka humbur nënën dhe motrën e saj në luftë është paraqitur si Best International Feature” në “Oscars” të vitit të ardhshëm.

Marketing

Antoneta Kastrati përdori kujtimet e saj nga konflikti i viteve 1998-99 si një bazë për “Zana”, shkruan Euronews.

“Është frymëzim nga një histori e vërtetë”, thotë Kastrati. “Është imagjinar, por buron nga përvojat e mia gjatë luftës. Unë isha adoleshente dhe humba nënën dhe motrën time – ata u vranë. Dëshiroja të shikoja fektet e luftës nga përvoja ime personale e trajtimit të PTSD (çrregullimi i stresit pas luftës) dhe makthet ”.

Filmi ka aktorë Lumen (Adriana Matoshi), një grua shqiptare që jeton me burrin e saj Ilirin (Astrit Kabashi) dhe vjehrrën Remzijen (Fatmire Sahiti).

Pasi ka humbur fëmijën e saj të vetëm një dekadë më parë në luftë, Lumja është përhumbur nga tmerret e natës dhe nuk është në gjendje të konceptojë.

E dëshpëruar për të mbushur një zbrazëti, familja e saj e shtrëngon atë të kërkojë shërues magjikë për të trajtuar infertilitetin e saj. Kur Lumja i reziston, Remzia sjell një grua të etur, më të re të ardhshme në shtëpi.

Nën kërcënimin e zëvendësimit, Lumja braktis mjekësinë moderne dhe pajtohet të eksplorojë praktikat tradicionale.