Dauti dhe Qyra në panairin ndërkombëtar në Bolonja të Italisë

Presidenti i Kompanisë Dauti komerc, Xhemail Dauti i shoqëruar nga biznesmeni Mendi Qyra, kanë marë pjesë në panairin ndërkombëtar të pllakave të qeramikës dhe elementeve të ndryshme dekorative CERSAIE, e cila u mbajt në Bolonja të Italisë. Kjo vizitë e përbashkët ishte në frymën e bashkëpunimit, zhvillimit dhe hapjen e bizneseve të reja e cila u shfrytëzua për të krijuar lidhje të reja bashkëpunimi me kompani të njohura nga Italia, Spanja, Turqia dhe vende tjera, që dëshmojnë cilësi, stabilitet dhe shpejtësi në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Marketing

Pronarët e të dy kompanive, kishin mundësi që të vizitojnë disa fabrika në Itali dhe të njoftohen më për së afërmi me teknologjinë e cila përdoret në procesin e prodhimit dhe sistemet e tyre organizative për cilësi dinamikë dhe partneritet. Gjatë kësaj vizite përmes takimeve të drejtpërdrejta ata gjithashtu kanë pasur mundësi që të njoftohen edhe me të gjitha risitë që ofron ky sektor biznesi, ndërsa gjatë takimeve bilaterale me shumë kompani të huaja, Qyra dhe Dauti i kanë njoftuar me veprimtaritë e tyre afariste.

Ky hap i ndërmarrë nga kompanitë Dauti Komerc dhe Trim Lum nga Struga, do të jetë edhe një frymëzim për një partneritet të ri me dinamikë kolektive dhe do të ofrojë mundësi të reja për tregun e ndërtimatarisë jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në mbarë rajonin.