Samiti Ekonomik i Ballkanit Perëndimor me titull “fuqizimi i momentumit për integrim evropian” I organizuar nga revista ekonomike britanike “Ekonomist” ndodh në një moment shumë të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor jo më shumë se dy javë para vendimit të BE-së për datën e fillimit të negociatave aderuese. Këtë e tha drejtoresha rajonale për Evropë e të Ekonomist-it, Xhoan Hoi në hapjen e konferencës që mbahet sot në Shkup për here të parë që nga viti 1843 kur u formua ky Samit.Hoi ka shtuar se kanë kaluar 16 vjet kur BE ka dhënë perspektivë të qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Pas marrëveshjes së Prespës, pritjet ishin që këshilli i Evropës ta ftonte Maqedoninë e Veriut shumë shpejt për të filluar bisedimet. pas anulimit të vendimit për dhënien e datës në qershor, tani sytë janë drejtuar nga takimi i këshillit të Evropës pas dy javësh” tha drejtoresha rajonale e Ekonomist për Evropë në hapjen e Samitit duke shtuar se Vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë e kanë humbur durimin dhe nuk duan të presin më shumë në dhomën e pritjes të BE-së-tha Hoi .Kryeministri Zoran Zaev në hapjen e konferencës së “Ekonomist” që mbahet në Shkup ka thënë se rajoni ka ndryshuar dhe po synon në krijimin e kushteve për zhvillim të mëtejshëm dhe integrim. Ai ka shtuar se edhe një vend i vogël si Maqedonia mund të sjellë mesazh për ndryshim dhe shpresë, duke theksuar se Marrëveshja e Prespës është shembull i vërtetë për fuqinë e dialogut dhe diplomacisë.“Kjo marrëveshje është shembull i mirë edhe për çështjet e tjera të hapura. Çdo problem është i ndryshëm, specifik, por dialogu dhe diplomacia mbeten qasja më e mirë në zgjidhjen e tyre”, ka thënë Zaevsipas të cilit rajoni po bëhet shembull se bashkërisht dhe me zgjidhje inventive mund të tejkalohen problemet. Ai ka shtuar se lajmi i mirë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian do të ndikoj pozitivisht në mbarë rajonin dhe në vetë Bashkimin Evropian dhe se do të vlerësohet përparimi në reforma dhe zgjidhja e problemeve.ish ndihmësi sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel, në një fjalimin e tij në Samitin e “The Economist” në Shkup, vlerësoi se shembujt pozitivë duhet të shpërblehen, dhe Marrëveshja e Prespës është një shembull pozitiv. Kjo marrëveshje hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, po ofron mundësi për një bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe ka hapur rrugën e Shkupit drejt Bashkimit Evropian. Marrëveshja e Prespës ka ndikim në të gjithë rajonin, është rezultat i një sërë aktivitetesh dhe një moment i rëndësishëm për integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi gjithashtu se për ardhmërinë euroatlantike të Ballkanit Perëndimorë janë të rëndësishme bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës si dhe marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.
Ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, pjesëmarrës në panelin kryesor, theksoi se BE-ja duhet t’i japë fund qëndrimit introvert dhe t’i japë datë Shkupit duke e vlerësuar si partner kreativ të BE-së, gjë që e dëshmoi me Marrëveshjen e Prespës.
Ish presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, i ka bërë apel BE-së që t’i mbajë premtimet e bëra, por duke iu referuar përvojës së tij 30 vjeçare në institucionet dhe politikën evropiane, ai ka theksuar se asgjë nuk është e sigurt.
Në panelin “Perspektiva e BE-së, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, tha se pret vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut në samitin e BE-së në tetor.
Osmani “Përderisa BE nuk i përgjigjet pozitivisht progresit të Maqedonisë së Veriut, do ta rrënojë besueshmërinë e saj, do ta rrezikoj perspektivën evropiane të rajonit, dhe me të edhe vetë procesin e zgjerimit, ashtu siç e dimë”, theksoi Osmani.Folës të tjerë në panelin “Perspektiva e BE-së”, ishin edhe ish-Kryeministri i Belgjikës dhe Euro-deputet aktual, Gaj Verhofshtat dhe nënkryetari i Parlamentit Evropian, Dimitrios Papadimulis.
Të pranishëm ishin më shumë se 400 pjesëmarrës. Mes të cilëve biznesmen të huaj, politikanë dhe menaxher të kompanive të rëndësishëm për ambicien rajonale për integrimet euro- atlantike.