Agjencia për Zbatimin e Gjuhës e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit

“Ditën Botërore të Përkthimit Agjencia për Zbatimin e Gjuhës e shënoi me një panel me temë “Sfidat e përkthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Panelin e hapi drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, i cili u dëshiroi mirëseardhje pjesëmarrësve duke i njoftuar me preokupimet dhe rrjedhat e punës në këtë institucion.
Me kumtesa u paraqitën Ajtene Qamili nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Edlira Bushati nga Universiteti i Shkodrës, Izer Maksuti nga Universiteti i Prizrenit, Qemal Murati nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Besa Dërndar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ognena Nikulski nga Shoqata e Përkthyesve dhe Interpretuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Asllan Hamiti nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Zeqirja Ibrahimi nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Berton Sulejmani nga Universiteti i Tetovës, Mustafa Ibrahimi nga Universiteti “Nënë Tereza”, Marjan Patlixhankovski dhe Ahmet Selmani nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.
Pjesëmarrësit në fjalë kryesisht u përqendruan në sfidat e përkthimit në përgjithësi, por në veçanti në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast u vunë në dukje shumë dukuri, problem e vështirësi që shfaqen gjatë përkthimit, por edhe zbatimit të gjuhës standarde shqipe. Si kërkesë doli që të krijohen rrethana për ngritjen e vetëdijes sa i përket kësaj çështjeje, të rritet kujdesi për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, të hartohen fjalorët e nevojshëm terminologjikë me të cilët do të shërbehen përkthyesit, të zgjidhet kuadri më i mirë nëpër institucione, të rritet cilësia e arsimit etj.
Duke marrë parasysh cilësinë e dobët të arsimit në përgjithësi, pjesëmarrësit e panelit theksuan se duhet të bëhet një përzgjedhje shumë rigoroze e përkthyesve profesionalë të cilët do të përfshihen në fushën e përkthimit dhe në këtë mënyrë të ruhet gjuha shqipe sipas natyrës së saj.
Natyrisht, në këtë kontekst të gjithë pjesëmarrësit i dhanë mbështjetje të plotë Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës duke theksuar se është institucioni i vetëm i këtij lloji që kujdeset për zbatimin e gjuhës standarde shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre, projektet e ndërmarra nga kjo agjenci do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e gjendjes së gjuhës shqipe, por njëkohësisht edhe do t’i sensibilizojnë të gjitha institucionet arsimore për t’i kushtuar vëmendje dhe për të dhënë ndihmesën e tyre në aspektin e zbatimit të gjuhës shqipe.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Marketing

Për më shumë ndiq linkun:

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës e shënoi Ditën Ndërkombëtare të PërkthimitDitën Botërore të Përkthimit Agjencia për…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Mardi 1 octobre 2019