Në Tetovë sot do të mbahet mbledhje rajonale për Planin operativ të masave aktive për punësim në vitin 2020 i cili duhet të dalë përmes konsultimit të gjerë me bashkësinë e biznesit dhe partnerët tjerë.
Në mbledhje, siç informojnë nga MPPS, do të marrin pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, kryetari i Këshillit lokal ekonomik-social të Tetovës, Ahmed Qazimi, kryetari i Kuvendit të OEMVP-së, Kasim Zendeli.
Qëllimi i ngjarjes është përfshirja e partnerëve nga niveli lokal në krijimin e Planit operativ për punësim, të organizuar me mbështetje të projektit Përforcimi i dialogut social, të cilin e financon Bashkimi Evropian, ndërsa e zbaton Organizata ndërkombëtare e punës.