Shkupi pret datë për negociata dhe satisfakcion për punën e saj

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në procedurë të shkurtuar duhet ta shqyrtojë Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, i cili duhet të mundësojë rritje prej pesë për qind të pagave në administratën publike.

Marketing

Dje nga Qeveria, paralajmëruan se paga e shtatorit me premtimin për rritje prej pesë për qind do të paguhet në afatin e paraparë ligjor. Pagë të rritur për pesë për qind do marrin punëtorët shëndetësorë, socialë, punëtorët në arsim, policë, mbrojte dhe të gjithë nga administrata publike, njoftuan nga Qeveria.

Prej aty theksojnë se rritja e pagave është paraparë me inicimin e Buxhetit për vitin 2019-të, ndërsa Ligji i cili e mundëson atë me procedurë të shkurtër, pritet të kalojë ditët në vijim në Kuvend.