Projekt-plani për menaxhimin e Rajonit të Ohrit është gati dhe prej nesër do të jetë i kapshëm për opinionin, paralajmëroi ministri kompetent për koordinimin dhe zbatimin e masave të UNESCO-s, Edmond Ademi. Plani duhet të parandalojë që në të ardhmen të mos paraqiten ndërtime të reja të paligjshme dhe kaosi urban. Në zonën e parë, të ashtuquajtur zonë e kuqe, do të ndalohet rreptësishtë ndërtimi 50 metra larg bregut të liqenit.
Me ndarjen në zona sigurohet mbrojtje e tërësive të rrepta monumentale, domethënë bërthamat në Ohër dhe Strugë, më pas krijon zona kontakti, gjegjësisht zonë të dytë dhe të tretë brenda qyteteve, ku do të kufizohet përqindja e ndërtimeve dhe katet e objekteve, si mënyrë për të parandaluar ndryshimin e peizazhit dhe vlerave të ambientit- deklaroi Ana Petrovska – sekretare shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor.
Ministri Ademi gjatë fundjavës bashkë me kryetarin e Ohrit qëndruan në selinë e UNESKO-s në Paris. Referuan për masat që janë ndërmarrë. Ai është i sigurt se të gjitha detyrat do të përmbushen në përputhje me afatet.
Është duke u përfunduar regjistri i ndërtimeve të paligjshme në rajonin e Ohrit, gjegjësisht Ohrit dhe Debarcës ka përfunduar. Presim që deri në fund të muajit të marrim informacionet edhe nga Komuna e Strugës. Është duke u zgjidhur problemi me sistemin kolektor…- tha Edmond Ademi – ministër pa dikaster përgjegjës për diasporën.
Ministri i Transportit, Goran Sugareski sqaron se nuk duhet të krijohet famë në opinion se do të rrënohen të gjitha ndërtimet e paligjshme në këtë rajon. Nga ana tjetër, lidhur me situatat në Strugë ku autoritetet lokale pohojnë se nuk ka ndërtime të paligjshme, e njëherësh shteti nuk rrënon si në Ohër, Sugareski u përgjigj se inspektorët ndërtimorë janë duke përcaktuar situatën. Ndryshe, në Ohër në dhjetë ditët e kaluara tashmë janë mënjanuar disa ndërtime të paligjshme. Në mesin e tyre kishte platforma dhe tarraca të objekteve hoteliere, si dhe një shtëpi private që ishte në ndërtim e sipër.
Alsat