Kombëtarja gati për Turqinë, Gjimshiti: Kemi shanse të vërteta

Përfaqësuesja shqiptare është në prag të mbylljes së grumbullimit në Durrës pasi ditën e mërkurë në mëngjes do të niset drejt Stambollit ku më 11 tetor do të luaj përball Turqisë.Në konferencën e fundit për shtyp nga Shqipëria, Berat Gjimshiti ka theksuar edhe një herë vështirësinë dhe rëndësinë e dy ndeshjeve të radhës me Turqinë dhe Moldavinë.

Marketing

“ Na presin 2 ndeshje shumë të vështira, sidomos ajo me Turqinë, por besoj se kemi shanse të vërteta sepse në ndeshjen e parë bëmë gabime individuale me këtë skuadër. besoj se ajo ishte ndeshje e mirë dhe ne kishim rastet tona,. këtë ndeshje duhet ta shohim si një shans të ri. Do të shkojmë atje dhe do të japim maksimumin. Për Elseid Hysajn më vjen keq që u dëmtua para ndeshjes me kombëtaren është një lojtar me eksperiencë e përvojë, por besoj që nuk do të na mungojë, do të luajmë edhe për Elsin”, është shprehur Gjimshiti.

Veç mbrojtësit të Atalantës dhe të kombëtares sonë, në konferencë për shtyp në këtë ditë ishte edhe sulmuesi nga Kumanova, Taulant Seferi, i marrë nga ekipi shpresa.

“Jam i befasuar e i kënaqur, djemtë më kanë pritur mirë, shoh pozitivitet në kombëtare shpresoj ta përcjellim në sfidat e ardhshme. e kam pritur ftesën në kombëtar, jam mirë shpresoj të jap maksimumin”, tha Seferi.

Ndërkohë një ditë përpara nisjes për në Turqi, trajneri Edi Reja ka bërë një tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarëve për këto dy ndeshje, ekipit i është bashkuar tashmë edhe Hysen Memolla, një lëvizje kjo e kushtëzuar për trajnerin italian pas dëmtimit të Elseid Hysaj në prag të grumbullimit.