I dyshuari i parë në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski, nuk arriti të japë dëshminë e tij në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion, për shkak përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai nga objekti i Prokurorisë u largua me veturën e ndihmës së shpejtë, i shoqëruar nga policia e burgut.
Avokati i tij, Sasho Dukovski, tha se klienti i tij ka pasur të vjella të shumta dhe ka mbetur në gjendje jokontaktibile. Sipas tij, gjendja e vështirë shëndetësore kërkon hospitalizimin e tij të menjëhershëm, pasi i njëjtë që nga paraburgimi për më shumë se 20 herë është dërguar në kontroll specialistik. Gjithsecili meriton të drejtën për jetë, i cili parim është i garantuar me kushtetutë, tha Dukovski.
“Ndodhi skenë jo e përshtatshme, ajo që ndodh prej kur është në paraburgim, filloi të vjellat dhe ra në kolaps dhe nuk ishte kontaktibil. Me ndihmën e shpejtë për analizë të mëtutjeshme është dërguar në spital, nuk di në cilin. Ka mendim nga klinika për kirurgji torakale se është i patjetërsueshëm hospitalizim për shkak të gjendjes shëndetësore. Unë vlerësoj se gjithsecilit duhet t’i mundësohet kujdes mjekësor, pavarësisht nëse dhe çfarë vepre ka kryer”,- deklaroi avokati mbrojtës, Sasho Dukovski.
Janeva nuk do të dëshmojë para Ruskoskës
Para disa ditëve, Gjykata e Apelit,për shkak të dyshimit nga arratisja, ia refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi edhe përkundër ankesave shëndetësore që i tregoi para trupit gjykues. Njëherit avokatët mbrojtës të ish prokurores speciale, Katica Janeva, kanë njoftuar se Janeva nuk do të japë dëshmi në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion.
Janeva dhe avokatët e saj kanë afat edhe dy ditë që në prokurori të propozojnë prova dhe dëshmitarë, ndërsa të njëjtën mund ta bëjnë edhe më tej në procedurë. Ditët e ardhshme pritet që Apeli të vendos edhe për ankesën e Janevës të dalë nga paraburgimi.