Të gjithë e dinë sa të mira janë bananet për shëndetin, mirëpo është pak e njohur që lëvorja e saj gjithashtu mund të jetë shumë e dobishme
Me siguri nuk e keni ditur që edhe ajo, si edhe vetë fryti, është e ngrënshme, mirëpo me të mund të fshini edhe lulet, ta zbusni mishin dhe madje t’i eliminoni aknet, transmeton Telegrafi.
Po ju sjellim disa mënyra me të cilat mund ta shfrytëzoni lëvoren:
Lëvorja është plot materie ushqyese
Përmban vitaminat B6 dhe B12, si edhe magnez dhe hekur. Në të mund të gjenden fibra dhe proteina. Lëvoren e bananes lajeni dhe zieni 10 minuta që të zbutet dhe mund ta konsumoni, thonë nutricioistët.
Zbuteni mishin
Për ta shndërruar mishin e bardhë në kafshata të shijshme, në tigan qitni në lëvore të bananes. Në saje të kësaj lëvoreje, mishi do të jetë i butë dhe i shijshëm.
Zgjidhni problemin me aknet
Lëvorja e bananes përmban enzima të cilat do të veprojnë mirë dhe do të ushqejnë lëkurën, prandaj lyeni fytyrën me pjesën e brendshme të lëvores. Në të njëjtën mënyrë, lëvorja ndihmon edhe në shërimin e hemorroideve.
Zbardhni dhëmbët
E gjitha që duhet të bëni është që t’i fërkoni me pjesën e brendshme të bananes dy minuta para larjes. Shpejt do t’i shihni rezultatet.
Zvogëlon të kruarit
Aq më parë pas pickimit të mushkonjave. Në vendin e pickimit mbështetni lëvoren e bananes dhe të kruarit shpejt do të kalojë.
Zbutni problemet e depresionit
Është e njohur që banania ndikon në humor pozitiv. Bëni çaj nga lëvorja e bananes. Në një enë të vogël me ujë të vluar shtoni lëvore të dy bananeve. Le të vlojnë bashkë 10-15 minua, pastaj qiteni në filxhan. Do t’ju ndihmojë edhe te pagjumësia, por do ta hidratojë edhe trupin.
Pastroni fletët e luleve
Me lëvore të bananes fshini fletët e bimëve tuaja të dhomës. Do t’ua pastrojë pluhurin, do t’i ushqejë, por edhe do t’u japë shkëlqim të freskët