David Beckham ka uruar Sergio Ramos për rekordin e vendosur tek kombëtarja e Spanjës.
Ramos ka thyer dje rekordin e Iker Casillas për numrin e paraqitjeve tek Kombëtarja e Spanjës.
Kapiteni i ‘Stuhisë së Kuqe’ luajti ndeshjen e 168, për të kaluar me një ndeshje portierin legjendar, Iker Casillas.
Pas këtij numri fantastik, një reagim erdhi edhe nga legjenda angleze, David Beckham, i cili nuk kurseu fjalët e mira për Ramos.
“Miku im. Ky është një moment i jashtëzakonshëm për ty. Unë dëshiroj të dërgoj një mesazh sepse ke luajtur 168 ndeshje për shtetin tënd” ka thënë fillimisht Beckham.
“Duhet të jesh shumë krenar. Familja jote duhet të jetë krenare. Është moment i jashtëzakonshëm të kalosh Iker. Jam shumë i lumtur për ty dhe familjen tënde. Urime miku im, puthje për ty. Shijoje mbrëmjen. Shumë dashuri nga ana ime, miku im” ka thënë tutje ish mesfushori i kombëtares angleze.
Ramos dhe Beckham kanë qenë shokë skuadre tek skuadra e Real Madrid.