Ministri i Diasporës, Pandeli Majko priti një delegacion të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës

“Ministri i Shtetit për Diasporën i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko, priti në zyrën e tij në Tiranë një delagacion të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, të kryesuar nga drejtori i saj, Ylber Sela.

Marketing

Gjatë këtij takimi drejtori Ylber Sela, e informoi ministrin Pandeli Majko lidhur me punën, angazhimet, sfidat dhe projektet që po bën ky institucion.

Ministri Pandeli Majko e uroi drejtorin Ylber Sela për detyrën, punën dhe angazhimin që po bën në aspektin e zbatimit të Ligjit të miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili i ka hapur rrugën gjuhës shqipe për të qenë në përdorim zyrtar. Ai po ashtu shprehu gatishmëri për të ndihmuar në situata të nevojshme.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko priti një delegacion të Agjencisë për Zbatimin e GjuhësMinistri i Shtetit për…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Jeudi 17 octobre 2019