As darka e liderëve të BE-së nuk do të sjellë lajme të mira për fillimin e negociatave për Maqedonië e Veriut. Gjasat po shkrihe pas cdo takimi në Bruksel, ndërsa si mundësi e fundit do të jetë, nesër dita dytë e samitit.
Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk në një deklaratë për Tv Telma, tha se ende ka vende anëtare të cilat janë skeptike sa i përket hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ai tha se është shumë e vështirë të gjendet zgjidhja që do të jetë e pranueshme për të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk jam i sigurt. Është e vështirë të gjendet zgjidhje që do t’i kënaqë të gjitha vendet anëtare. Bëra gjithçka që t’iu mbështes Maqedoninë dhe Shqipërinë, por ka ende vende anëtare të cilat janë skeptike kur bëhet fjalë për nisjen e bisedimeve”, tha Tusk.
Në Bruksel qëndrojnë edhe dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Edi Rama për të marrë pjesë në mbledhjen e partive socialiste të Evropës.
Presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian Ursula Fon Der Lajen në prononcimin e saj para fillimit të samitit, nuk sheh sinjal pozitiv që sugjeron dhënien e një lajmi të mirë për dy vendet e Ballkanit.
Nuk ka sinjal që sugjeron se në takimin e liderëve të BE-së do të ketë vendim për procesin e zgjerimit. Më vjen shumë keq për këtë sepse besoj që këto dy vende kanë bërë përpjekje të mëdha për t’u afruar drejt BE-së dhe është shumë e rëndësishme t’u jepet një sinjal i vërtetë- tha Ursula Fon Der Lajen, presidente e Komisionit Evropian.
As kancelarja gjermane Angela Merkel në orët e paraditës nuk e ka fshehur pesimizmin e saj sa i takon vendimit pozotiv për Shkupin dhe Tiranën. “Shanset për arritjen e një vendimi të përbashkët në samitin e BE-së për dhënuen e datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk janë të mira”, ka deklaruar Merkel gjatë fjalimit në Bundestag, para udhëtimit për në Bruksel. Ajo ka shtuar se BE-ja ka përgjegjësi ndaj ketyre vendeve dhe ka llogari që t’u japë perspektivë evropiane. Pikërisht në këtë çështje thyhet i ashtuquajturi “uniteti franko-gjerman” duke qenë se Franca mbetet kundërshtarja më e fortë e fillimit të bisedimeve me një shtet aspirant para reformimit të brendshëm të unionit dhe procedurave të anëtarësimit.