Mos hapja e negociatave inkuadruese me Maqedoninë Veriore është vendim katastrofal që e minon besueshmërinë e BE-së dhe institucioneve të saj te të gjitha vendet me statusin kandidat, vlerëson Ivo Vajgëll , ish deputeti slloven në Parlamentin Evropian dhe raportuesin për vendin në periudhën pre vitit 2014 deri në vitin 2019.
Në një intervistë për Europian Vestern Ballkans, Vajgëll fuqishëm e kritikon mossuksesin e Këshillit Evropian t’i jap datë për fillimin e negociatave inkuadruese Maqedonisë Veriore.
“Do të them se kjo thjeshtë është mashtrim. Kjo nuk është e pranueshme për cilindo vend madje edhe për Francën, të bllokojë një punë të këtillë kundër vullnetit të të tjerëve, madje edhe ta turpërojë Bashkimin Evropian”, tha Vajgëll.
Ai përkujton se ishte një ndër nënshkruesit e propozimit për ndarjen e çmimit Nobel për paqe Aleksis Ciprasit dhe Zoran Zaevit, duke shtuar se Marrëveshja e Prespës është një ndër rastet e rralla pozitive në këtë pjesë të botës në të cilin një problem i ndërlikuar politik u zgjodh në mënyrë demokratike.
“Dhe tani dikush këtë ta hedh në kosh të mbeturinave dhe t’i zhvlerësojë përpjekjet e këtyre liderëve shtetëror, me të cilën konfirmoi se ata që ishin kundër këtyre marrëveshjeve kanë të drejtë”, thotë Vajgëll.
Sipas tij, kjo dërgon porosi të keqe për ata që punojnë në marrëveshje të ngjashme në rajon.
“Ata do të pyesin veten nëse BE-ja mundet, pse ne jo? Në këtë mënyrë besueshmëria e politikës evropiane, në përgjithësi është minuar”, thekson ish eurodeputeti Ivo Vajgëll.