Qeveria sot do ta mbajë seancën e 160-të në të cilën do ta shqyrtojë Propozim-programin për plotësim të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019.
Në propozim të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik do të shqyrtohet informacioni me Programin për ndryshime dhe plotësime të Programit afatmesëm për punë të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik për mbështetje financiare për ndërmarrje mikro, të vogla dhe mesme për vitin 2018-2020.
Ministria e Shëndetësisë do ta shqyrtojë informacioni për përforcimin e shërbimeve urgjente në spitalet klinike, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, informacionin për Planin e reviduar operativ për programe aktive dhe masa për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për sivjet.
Ministrat do ta shqyrtojnë edhe informacionin për shkallën e realizimit të Planit të akcizës për vitin 2019-202 për realizimin e Strategjisë për inovacione të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012-2020.