Në ora 03:25 pas mesnate 21-vjeçarja nga Shkupi ka lajmëruar në polici se është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj, i cili i ka marrë telefonin celular dhe i ka dëmtuar makinës.
“Më 23.10.2019 në orën 03:25 në SBP Shkup, V.M. (21) nga Shkupi ka raportuar se ajo ishte sulmuar fizikisht nga Z.P.(21) para një ndërtese në rrugën “Nënë Tereza” në Shkup. V.M. ka njoftuar se më herët kishte qenë në lidhje dashurie me sulmuesin. Z.P. ka dëmtuar gomën e makinës së tipit “Shkoda”, me targa të Shkupit, e drejtuar nga raportuesja e rastit si dhe i ka marrë telefonin celular”-njoftojnë nga MPB.