Proceset eurointegruese, Grubi fton Osmanin dhe Dimitrovin në llogaridhënie para deputetëve

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, caktoi mbledhje tematike të Komisionit kushtuar proceseve eurointegruese në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas Samitit të Këshillit Evropian në tetor 2019.
Në mbledhje pritet të mbajnë fjalim zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Në mbledhje janë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesit e Korit diplomatik, si dhe përfaqësuesit e sektorit qeveritar dhe joqeveritar, komunitetit akademik, mediat etj.

Marketing

Mbledhja do të mbahet nesër ( e martë) në ora 10:00, në Sallën e madhe në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.