Majlinda e katërta në renditjen botërore të xhudos

Majlinda Kelmendi është ngjitur në renditjen botërore të xhudos pas Grand Slamit të Abu Dhabit.
Javën që shkoi u mbajt Grand Slami i Abu Dhabit në xhudo, ku garuan katër xhudistë kosovarë.

Marketing

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova e Loriana Kuka ishin xhudistët e Kosovës që morën pjesë në këtë Grand Slam.
Por vetëm Majlinda, ajo që i solli Kosovës medalje, me të artën që e fitoi në duelin me italianen Odette Giuffrida.
Federata Ndërkombëtare e Judos, ka publikuar renditjen e përditësuar ku ngritje ka shënuar vetëm Majlinda Kelmendi.

Majlinda falë të artës tashmë është ngjitur në pozitën katërt, nga pozita e pestë, derisa në total i ka të grumblluara 5 mijë e 450 pikë, në kategorinë -52 kilogramë.
Sa i përket pikëve olimpike, Majlinda tash ka 4 mijë e 152 pikë olimpike dhe renditet në pozitën e dytë, prapa vetëm japonezes Uta Abe.