Dendias: Zaev i shfrytëzon problemet që i përmban Marrëveshja e Prespës

Zoti Zaev edhe një herë i ka shfrytëzuar problemet që i përmban Marrëveshja e Prespës, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në lidhje me intervistën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në deklaratën me shkrim të publikuar nga zyra e tij politike, shefi i diplomacisë greke thotë se Greqia ka për qëllim përmes rrugës evropiane t’i zgjidhë problemet dhe t’i zbutë pasojat negative nga marrëveshja dhe shton se ata do të vazhdojnë ta përcjellin ngushtë “plotësimin e plotë të detyrimeve të fqinjëve”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Zoti Zaev edhe edhe një herë i shfrytëzon problemet që i përmban në Marrëveshjen e Prespës, të cilat i kemi ditur dhe për të cilat kemi paralajmëruar. Marrëveshja tashmë ka dhënë rezultate dhe Maqedonia e Veriut i shfrytëzon beneficionet sepse është e hapur rruga drejt NATO-s. Qëllimi ynë është që përmes rrugës evropiane t’i zgjidhim problemet dhe t’i zbusim pasojat negative të marrëveshjes. Dhe për këtë qëllim, ne do të vazhdojmë ngushtë që ta përcjellim plotësimin e plotë të detyrimeve të fqinjëve”, shkruhet në deklaratën e diplomacisë greke.

Dendias paralelisht e fton SYRIZA-n opozitare që “përfundimisht të mendojë për përgjegjësinë e saj për erga omnesin deficitar” dhe shton se Greqia me përgjegjësinë dhe vetëbesimi kthehet në rolin udhëheqës të Ballkanit dhe në rajonin më të gjerë në Mesdheun lindor.