Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk do të luajë nesër ndaj Liverpool.
Emery nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse reprezentuesi zviceran do të mbetet ende kapiten i klubit.
“Unë nuk dua të flas për këtë. Së pari, ai duhet të shërohet. Ne nuk mund të parashikojmë rrethanat”.
“Unë do të preferoja të vazhdoj përpara”, tha ai.
Arsenali përballet me Liverpool nesër mbrëma, në kuadër të Carabao Cup, shkruan The Sun.
Ndërkohë Xhaka nuk do të luajë për shkak të tensioneve që ndodhën në ndeshjen ndaj Crystal Palace të shtunën.