Studentët e UT-së morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Këndi Austriak

Studentët e Programit Studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Këndi Austriak në Universitetin e Shtipit.

Marketing

Kjo punëtori u udhëhoq nga shkrimtarja dhe poetja e re austriake, Katarina Uenti.

Tema që trajtoi ky aktivitet ishte “Slam Poetry” ku u bë prezantimi i zhanreve të ndryshme të poezive të shoqëruara me performansë krijuese.

Studentët tanë, të shoqëruar nga Lazim Ahmedi njëherësh edhe koordinator i Këndit Austriak në UT, në këtë punëtori poezitë e tyre i krijuan në disa faza retorike, si: invention, dispositio, elocution, memoria dhe actio.

Punëtoria e organizuar nga Këndi Austriak u financua nga Ambasada e Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.