Zaev: Duhet t’i ndjekim modelet e suksesshme nëpër botë për Kodrën e Diellit

Në seancën qeveritare në Tetovë është diskutuar edhe për Kodrën e Diellit nga fakti se studimi i fizibilitetit jep më shumë opsione për zgjedhje. Kryeministri Zoran Zaev ka porositur se dëshiron të ndjek shembujt e suksesshëm me modele të këtilla.

Marketing

“Studimi i fizibilitetit tregon tre alternativa. Një është shteti të vazhdojë të punojë, por ajo do të zgjat pasi shteti është menaxhues i dobët dhe nuk i di të gjitha aspektet e ofertës turistike, ndërsa ne kemi aeroport nën 100 kilometra, kësi lokacioni nuk ka në rajon. E dyta është partneriteti privat- publik në pjesën e teleferikut dhe shitjes së hoteleve… Besoj se analistët do të gjejnë model më të mirë, nuk dëshiron shteti të kursejë para, por të ketë qendër skijimi modern pasi është me rëndësi për BPV-në, për vende të reja të punës, për ekonominë. Nëse më pyetni mua do ta kisha ndjekur modelin e shteteve të suksesshme në kësi modele. Do të doja Zvicra, Franca dhe Gjermania të investojnë këtu.

Në pyetjen e gazetarëve pse nuk ndërtohen objektet shtesë të gjimnazit dhe shkollës fillore në Reçicë të Vogël, Zaev me përgjigje se para janë siguruar dhe se në kohë të afërt do të fillojë ndërtimi.

“Pjesë përbërëse e programit është edhe ndërtesa e ‘Kiril Pejçinoviqit’ dhe shkollës fillore në Reçicë të Vogël. Kemi pëlqimin për ndërtime nga komuna, besoj se sektori për investime në MASH do të jep pëlqime adekuate për këtë”, ka thënë Zaev.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka thënë se bashkëpunimi i këtillë me Qeverinë për komunën nënkupton më shumë sukses.

“Po dëshmohet logjika e zhvillimit të barabartë por poashtu për investime të njëjta për gjitha rajonet, jo vetëm në Qeveri por edhe palëve të prekura në shoqëri. Ky bashkëpunim jep rezultate më të mëdha pasi me mbështetje të përbashkët promovojmë më shumë punë. Projektet dhe idetë janë me rëndësi për qytetarët por edhe proceset që pasojnë në hapjen e kapitujve me BE-në ku obligimet për qeveritë dhe komunat bëhen më të mëdha”, ka thënë Arifi.

Kryeministri Zaev ka thënë se në bashkëpunim me komunën e Tetovës do të zgjidhet synimi i ndërtimit të qarkores së Tetovës drejt Jazhincës.