Vrapuesit e një gjysmë-maratone në Uells do të skualifikohen nëse hedhin mbeturina

Vrapuesit që do të marrin pjesë në vrapimin më të gjatë në veri të Uellsit do të skualifikohen nga gara, nëse hedhin mbeturina gjatë garës.

Marketing

Organizatorët e gjysmë-maratonës “Conwy” thanë se këto masa i kanë marrë për shkak se përdorimi i plastikës po bëhet problem gjithnjë më i madh.

Kjo gjysmë-maratonë sivjet po organizohet për herë të njëmbëdhjetë dhe në të do të marrin pjesë tre mijë vrapues.
Gara fillli sot në orën dhjetë sipas kohës lokale dhe autoritetet i kanë mbyllur disa rrugë për këtë arsye.
Vendime të ngjashme kundër ndotjes së mjedisit janë marrë më parë edhe nga organizatorët e garave të tjera në Britani të Madhe.

Në vitin 2018, autoritetet i kishin pastruar 47 mijë shishe plastike pas përfundimit të Maratonës së Londrës. Kështu, organizatorët kishin marrë masa në prill të këtij viti për ta zvogëluar nivelin e ndotjes gjatë kësaj gare.
Për më tepër, në gjysmë-maratonën e Cardiff-it u përdorën shishe plastike 100 për qind të riciklueshme, letër të riciklueshme dhe medalje të prodhuara nga zinku i ricikluar, shkruan “BBC”.