Kosova i mbyll me humbje kualifikueset, mposhtet nga Anglia në ‘Fadil Vokrri’

Kosova ka pësuar humbje 0-4 nga Anglia, kështu për t’i mbyllur kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020.
‘Dardanët’ u paraqitën mjaft mirë këtë takim, por momente të caktuara vendosën fatin e ndeshjes e që ishte humbja e parë në ‘Fadil Vokrri’.

Marketing

Në 45 minutëshin e parë u shënuan vetëm një gol, të cilin e realizoi Harry Winks (32’).

Ndërkohë tre gola të shpejtë në fundin e pjesës së dytë vulosën rezultatin 0-4, të cilët u shënuan nga Harry Kane (79’), Marcus Rashford (83’) dhe Mason Mount (90′).

Kosova e mbyll ciklin kualifikuese në grupin A me 11 pikë në vendin e tretë,që ishte historike për tanët.
Anglia dhe Çekia tashmë kanë siguruar biletën për Euro 2020.