BDI-ja bën një paralele të propozimit të Ministrisë së Drejtësisë me atë të kësaj partie për veting gjithëpërfshirës dhe e konsideron si të nevojshëm zbatimin e tij sa më parë, me inkuadrimin e ndërkombëtarëve.
Kishte rezistencë në BE pak për shkak edhe të eksperiencës në Shqipëri. Mirëpo kemi biseduar gjatë gjithë kësaj kohe më ta për ta argumentuar, sepse vendi ka nevojë për një veting të mirëfilltë dhe mendojmë që eksperienca në Shqipëri tani mund të na ndihmon ne të mos i përsërisim eventualisht gabimet që nuk janë parashikuar atje. Natyrisht se do të na duhet ndihmë e komunitetit ndërkombëtar, do të duet inkuadrim i institucioneve vendore, institucioneve ndërkombëtare duke e marrë eksperiencën e vendeve të cilat e kanë zbatuar këtë proces”-theksoi Bujar Osmani, zv/kryeministër.