Nëkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta, përmes një postimi në Fejsbuk ka kumtuar takimin që pati me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti.
“Sot kisha nderin ta vizitoj në zyrën e tij drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë”, z. Bekim Memeti. Shfrytëzova mundësinë që ta faleminderoj për investimet e kryera në territorin e komunës së Gostivarit, siç ishte rruga regjionale Gostivar – Sërmnovë. Po ashtu i shpreha mirënjohje për projektin e radhës për rikunstruimin e rrugës regjionale Çajlë – Forinë, që do të realizohet brenda vitin që vjen”, shkruan Bejta në Fejsbuk.
Brenda kësaj vere u inaugurua riasfaltimi i rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë, ndërsa në vitin 2017 u riasfaltua edhe rruga regjionale Zdunjë – Reçan.