Një biro e kontabilitetit në nivel vjetor do të kursejë një grumbull letrash, kohë dhe hapësirë, me heqjen e vërtetimit të pagesave, si dokument shoqërues i llogarisë fiskale për arsyetimin e shpenzimeve dhe të drejtën për tatimin e mbajtur në burim pohon ministrja e financave, Nina Angelovska. Sipas saj, vërtetimet e pagesës janë dokumente të vjetërsuara nga ish Jugosllavia që duhet të modernizohen dhe digjitalizohen. Me masën e propozuar, Angelovska paralajmëroi do të thjeshtësohen obligimet për administratën tatimore dhe do të lehtësohet puna e kompanive.
Kompanitë dhe personat fizik do të mund ta realizojnë të drejtën e tatimit të mbajtur në burim me dorëzimin e llogarisë fiskale për shpenzime të bëra me pagesë me para në dorë ose me kartelë deri më 6000 denarë -tha Nina Angelovska, ministre e financave.
Heqja e vërtetimit të pagesës megjithatë do të thotë edhe lirim nga obligimi për dëshmimin e qarkullimit tek obliguesit tatimor.
Thjeshtëzohet procedura sepse tani kemi vetëm një dokument për përpunimin e të dhënave e jo dy dokumente identike. Kursejmë në kohë, hapësirë sepse këto dokumente duhet të ruhen diku, edhe atë duhet të ruhen në kushte të posaçme, gjithashtu kursejmë edhe letër. Është procedurë që do ta lehtësojë shumë punën tonën – deklaroi Elizabeta Iceva, menaxhere financiare.
Me propozimin për heqjen e vërtetimit të pagesës në Ligjin për TVSH propozohet edhe ngritja e pragut prej 1 në 2 milionë denarë për regjistrimin e obliguesve të TVSH-së, që sipas ministres është lëvduar nga misioni teknik i FMN-së.
Alsat