“Nëse merret parasysh se ajo tashmë kishte dorëzuar dorëheqjen nga PSP, cila është arsyeja e pagesës së Janevës nga qeveria ku kryeministër është Zaev”, thotë Arsovski.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski nëpërmjet një konference për shtyp tha se “Zoran Zaev shkatërroi sistemin gjyqësor dhe në çdo mënyrë nëpërmjet kërcënimeve dhe blerjeve ndikon ndaj gjyqësorit”.
“Zaev në mënyrë klasike bleu Katica Janevën. Opnioni është dëshmitar se Zaev përmes Qeverisë në xhirollogarinë personale të Janevës ka bartur para deri në 600 euro 10 ditë para arrestimit të Janevës”, tha Arsovski.
Ai thotë se Janeva ka marrë para nga Qeveria e LSDM-së për shkak të pjesëmarrjes së saj në Këshillin për reforma dhe se kjo nuk ka qenë pagesa e vetme.
“Nëse merret parasysh se ajo tashmë kishte dorëzuar dorëheqjen nga PSP, cila është arsyeja e pagesës së Janevës nga qeveria ku kryeministër është Zaev”, thotë Arsovski.
Sipas tij, Janeva për katër vite ka përfituar 340.000 euro ndërsa prokurorët tjerë diku mes 270 dhe 290 mijë euro.
“Kërkojmë që këto para Janeva t’i kthejë te qytetarët”, tha mes tjerash Arsovski duke shtuar se duhet të mbahet përgjegjësi për gabimet që janë bërë nga Qeveria e LSDM dhe Zaev.