Mogherini ia dorëzon mandatin Borrellit

Federica Mogherini edhe zyrtarisht ia ka dorëzuar mandatin e saj si shefe e politikës së Jashtme të BE-së, pasuesit të saj Joseph Borrell.Përmes një postimi në Twitter, Mogherini ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që Bashkimi Evropian të jetë një partner i sigurtë, dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, shkruan lajmi.net.

Marketing

“Mandati im përfundon pas 5 vitesh intensive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar për ta bërë BE-në një partner të rëndësishëm, një shtyllë të multilaterizmit, një mbrojtës të të drejtave të njeriut. Unë e lë zyrën time në duar të sigurta”, ka shkruajtur ajo.

Mogherini gjatë mandatit të saj 5 vjeçar ishte angazhuar intensivisht në negociatat mes Kosovës e Serbisë.

Së fundmi, ajo ishte akuzuar nga politikanë në Kosovë, më së shumti nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj se po e përkrah idenë e shkëmbimit të territoreve.