Zaev: Antikorrupsioni të hetojë prokurorët dhe gjykatësit

Kryeministri Zoran Zaev përmes një video mesazhi ka ftuar Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) të filloj procedurë për “pastrim” të gjyqësorit. Zaev fton Anti-korrupsionin të kontrollon pronën e gjykatësve dhe prokurorëve.

Marketing

“Kjo duhet të përfundoj menjëherë! Ne duhet ta pastrojmë gjyqësorin nga gjyqtarët dhe prokurorët e pandershëm, në mënyrë që gjyqtarët e ndershëm dhe profesionistë të mund të sigurojnë drejtësinë që qytetarët po e presin. Prandaj, thekson, i bëjmë thirrje Komisionit për parandalim të korrupsionit të fillojë procedurë për kontroll të pronës së gjykatësve dhe prokurorëve, menjëherë. Komisioni ka një mundësi të tillë, përkujton dhe e inkurajojmë ta zbatojë menjëherë”-thuhet mes tjerash në mesazhin e kryeministrit Zaev.