Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut seanca do të mbajnë komisionet për Kulturë dhe për Çështje Ekonomike.
Komisioni për Kulturë do të debatojë për Propozim-programin për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në vitin 2020.
Para anëtarëve të Komisionit për Çështje Ekonomike, do të jenë Propozim i planit financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 dhe Propozim-vendimi për vërtetimin e përqindjes së të ardhurave totale vjetore për financimin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.