Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ditë e natë po punon që të arrihet marrëveshja qeverisëse me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Por Kurti nuk ka treguar saktë nëse sot do ta takojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafën, veçse ka thënë se takimi më nuk përbën lajm duke shtuar se janë dakorduar që komunikimin ta kenë shumë herë brenda ditës.
Kurti gjithashtu theksoi se janë gjithnjë e më afër bërjes së marrëveshjes por rezultate konkrete nuk ka, ndaj sapo të arrihen këto rezultate ai do të informojë publikun.
Këto deklarata kandidati për Kryeministër Albin Kurti, i bëri gjatë regjistrimit të tij si deputet i Legjislaturës së radhës në Kuvendin e Kosovës.