Dy Manchesterat me misione të vështira këtë javë

Kjo fundjavë do të jetë e pasur me ndeshje të bukura në ligat më të forta evropiane.

Marketing

Ndërsa si zakonisht, Premierliga do ta marrë vëmendjen me ndeshjet që do të zhvillohen

Në Angli të shtunën dhe të dielën do të luhen ndeshjet e xhiros së 17-të, ku nuk do të mungojnë as derbit.
Dy klubet nga Manchesteri, United dhe City do të jenë ekipet që do ta kenë punën më të vështirë.

Dy duelet derbi do të jenë ato mes Manchester United dhe Everton e cila zhvillohet të dielën nga ora 15:00 dhe Arsenal – Manchester City që luhet po atë ditë nga ora 17:30.
Në Itali, derbi kryesor do të jetë ai ndërmjet Fiorentinës dhe Interit, i cili synon ta mbajë kreun.

La Liga do të prodhojë gjithashtu ndeshje derbi, ku fillimisht Barcelona do t’i shkojë në “konak” Sociedadit nesër nga ora 16:00, ndërsa Valencia do të jetë nikoqir i Realit të Madridit të dielën me fillim nga ora 21:00.