Ka nisur takimi i radhës mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit ku do të diskutohet për formimin e koalicionit qeverisës.Ky takim Kurti – Mustafa vjen pas një numri të madh të takimeve ku nuk kanë arritur të pajtohen për postet ministrore, shkruan lajmi.net.
Në takimin e fundit, të dy liderët kanë deklaruar se janë pajtuar që të takohen dhe së shpejti do të arrihet marrëveshja për koalicion.
I pari i LDK-së, Isa Mustafa para takimit të sotëm ka thënë se nuk garanton se do të ketë marrëveshje.
Mospajtimi kryesor midis dy partive del të jetë posti i Presidentit të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës e dëshiron me çdo kusht, por Lëvizja Vetëvendosje nuk e do në tavolinën e diskutimeve në këtë moment.
Në anën tjetër, anëtari i kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku në një paraqitje televizive ka deklaruar se nëse nuk arrihet koalicioni brenda kësaj jave mund të shkohet në zgjedhje.